Një tjetër shtetas nga Kosova ka humbur jetën ditën e sotme në plazhet shqiptare. Pasditen e sotme rreth orës 19:15, në Durrës është gjetur trupi i pajetë i një 70-vjeçareje, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht.
Sipas informacioneve paraprake policore, nga këqyrja paraprake e trupit të 70-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:15, në lagjen nr .13, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases N. H., 70 vjeçe, banuese në Kosovë, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 70-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.