Luana Vjollca së fundmi ka festuar ditëlindjen këtë javë, ku festa ka bërë bashkë disa nga emrat e dashur të publikut. Moderatorja, ka zgjedhur të festojë në jug të vendit, ku mes vajzave atmosfera ka qenë e ndezur. Nuk kishte sesi mos të vihej re në këtë festë edhe prania e motrës së Krenarit, ish-të dashurit të saj. Në një foto të postuar nga Abetare Çoçaj, vajzat shihen të buzëqeshura pranë njëra tjetrës bashkë me dy mikesha të tjera të tyre.
Mirëpo ky detaj ngre dyshimet që mund të ketë një rikthim të çiftit ose lidhja mes Luanës dhe motrës së Krenarit është aq e fortë saqë nuk mund të ndikojë as ndarja nga ish-partneri. Apo mos ndoshta, lajmi për ndarjen nga partneri ka qenë vetëm një ‘shashkë’, për të rritur vëmendjen tek Luana. Kujtojmë që pas lajmit për ndarjen nga i dashuri, Luana iu rikthye muzikës me këngë të reja. Dhe po të në njëjtën kohë, ajo vendosi të rikthehej edhe në skenë, këtë herë në netët e muzikës, ku kryesisht ka qenë në kryeqytet. Ndoshta mes Luanës dhe Krenarit nuk ka një ndarje, por një kontratë biznesi për të rritur jo vetëm audiencën, por edhe të ardhurat. Edhe pse lidhja e tyre nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht, ka qenë gjithnjë në vëmendje të mediave rozë.
Pas ndarjes së përfolur me Luana Vjollcën, Krenar Çoçaj ka zgjedhur të bëjë një hap të papritur duke e bërë publik profilin e tij në Instagram, një veprim që ka ngjallur kureshtjen dhe interesin e mijëra ndjekësve brenda natës, duke marrë rreth 30 mijë ndjekës. Megjithëse marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë në qendër të spekulimeve dhe vëmendjes mediatike, Krenari dhe Luana nuk kanë bërë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë për statusin e tyre romantik. Ajo që bie në sy në llogarinë e tij publike tashmë janë disa video ku dëgjohet qartë zëri i Luanës. Në këto video, Luana shihet duke qeshur dhe biseduar, ndërsa në disa prej tyre, ajo është me familjarët e Krenarit, duke treguar për natyrën serioze të lidhjes së tyre që tashmë ka marrë fund.
Përkundër ndarjes, Krenari duket se nuk e ka fshirë plotësisht Luanën nga jeta e tij, duke lënë këto momente të ndara të qëndrojnë në profilin e tij publik, një veprim që ka ngritur shumë pyetje për arsyet e këtij vendimi. Që në fillimet e saj, kjo histori ka pasur ulje-ngritjet e saj, me probleme mes tyre që vinin si shkak i xhelozisë së Krenarit për Luanën. Por duket se gjërat ishin stabilizuar me kalimin e kohës, ndërsa në verën e 2017-ës mediat shkruan se Luana dhe Krenari po përgatiteshin për ceremoninë e tyre të dasmës. Prezantuesja u përfol në fillim të vitit 2016- të për një lidhje me biznesmenin e pasur nga Kosova, Krenar Çocaj, ish-të dashurin e Dafina Zeqirit. Pushimet e Luana Vjollcës në Santorini, ishin ato që vunë në lëvizje mediat për të mësuar se kush e shoqëronte atje, pasi u tha se bëhej fjalë për Krenar Çoçaj. Me anë të një postimi në Instagram, Luana theksoi datën 10 korrik 2016, që është ditëlindja e Krenarit.
Sipas miqve të tij nga Kosova, Krenari, i cili ka lindur në 10 korrik të vitit 1988, kishte menduar që ta festonte 28- vjetorin çift, në intimitet vetëm për vetëm me Luanën. Që atëherë dhe deri tani që po përfliten për ndarjen, ata nuk postuan ndonjëherë foto çift nga pushimet e tyre të shpeshta. Më pas, shihej të udhëtonte shpesh drejt Prishtinës bashkë me motrën Marina Vjollca, ku kalonin fundjavat me partnerët e tyre.
Edhe 3 vite më parë, gjithçka dukej gati që dyshja t’i jepte fund beqarisë në një festë private tek Gjiri i Lalzit. Por teksa dasma organizohej, diçka ka ndodhur dhe dyshja sërish është ndarë. Marrëdhënia e tyre kaloi në krizë dhe thashethemet për një ndarje të tyre nisën pasi Luana e Krenari hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Një gjest ky i bërë disa herë prej dyshes, duke shtyrë shumë të mendojnë se në fakt, gjithçka është një lojë për publikun sesa një krizë që çifti po kalon.