Detaje të reja dalin nga ngjarja në Korçë ku një 14-vjeçare ka sjellë në jetë foshjën e saj ditën e djeshme (6 Shtator) në maternitetin e Korçës. Raportohet se adoleshenjta është paraqitur në spital së bashku me partnerin e saj 21-vjeçar.
Ata kanë deklaruar për policinë se kanë pasur marrëdhënie të rregullt. Ndërkohë i riu me iniciale D. K., është shoqëruar në komisariat ndërsa akuzohet për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Ndërkohë 21-vjeçari ka pranuar se është babai i foshnjës.
“Komisariati i Policisë Korçë ndaloi me iniciativë shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dje në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare. Pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës”, raportoi policia.