Eriselda Shllaku është një emër që dikur ka bërë xhiron e ekranit, si aktore, moderatore dhe modele.
Pavaresisht se vitet shkojne, Eriselda shpjegoi se vazhdon të jetë beqare dhe se nuk ka ndonjë ndryshim të ri në jetën e saj. Sipas saj, “burri ideal” duhet të jetë një individ që di të marrë përgjegjësi dhe të përballojë sfidat e një marrëdhënieje, pa u trembur nga problemet që mund të lindin.
Eriselda Shllaku: “Nga ana tjetër, vazhdoj të jem kështu ‘single’ siç e kam thënë… Ideja është të më ndryshojë mendjen se s’po del ndonjë të më ndryshojë mendjen. E para, unë duhet të pasionohem pas atij, duhet të më bëjë për vete, të jetë ajo ngjitja. Pastaj çfarë duhet të ketë, të jetë burrë, dihet, karakteristikat…E kam thënë gjithmonë, dikush që di të dalë për zot, që di të marrë përgjegjësi dhe që nuk trembet nga konfliktet e marrëdhënies se çdo marrëdhënie ka problematikat e veta, domethënë që rri aty”.