Disa zona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga moti i keq, që kanë shkaktuar edhe përmbytje si pasojë e reshjeve të shiut.
Një nga zonat më të prekura është Suffolk County, Nju Jork, që është goditur nga përmbytje masive.
Pamjet nga shembja e një rruge po bëjnë xhiron e rrjetit së fundmi, teksa reshjet e dendura të shiut shkaktuan edhe përmbytje të mëdha në banesa, biznese dhe institucione, dëmtuan rrugët dhe shkaktuan çarjen e dy digave.
Guvernatorja Kathy Hochul vizitoi zonën që u dëmtua nga një stuhi duke e quajtur atë ‘të jashtëzakonshme’.
Hochul ka siguruar një Deklaratë Federale të Emergjencave nga Presidenti Biden, që do të thotë se qarku do të ketë akses në ndihmën e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave.