Dy persona në Shkodër, babë e bir, janë vënë nën hetim pasi kanosën me armë pneumatike një shtetas për motive konkurrence. Ka qenë një 58 vjeçar që ka bërë kallëzim se ishte kërcënuar nga dy shtetas në fushën e transportit me varka të turistëve në lumin e Shalës.
Nga kontrollet në banesën e këtyre shtetasve, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën pneumatike me të cilën dyshohet se u krye kanosja dhe 1 mjet prerës (thikë), që posedoheshin pa leje.
Ata akuzohen veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, për autorët e dyshuar të rastit, shtetasit K. N., 55 vjeç dhe R. N., 24 vjeç, babë e bir.