Pasi Gjykata e Tiranës ka vendosur që autori i vrasjes së shokut të tij në azilin privat Zyhdi Shehu të shtrohet në spitalin psikiatrik, prokuroria nuk e ka miratuar vendimin e togave të zeza, duke urdhëruar që autori të shtrohet në spitalin e burgut të Lezhës.
Por ky vendim bie ndesh me vendimin e Gjykatës gjë për të cilën ka shtyrë mbrojtjen t’i drejtohet me një shkresë Drejtorisë së Burgjeve për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës.
Në shkresën e depozituar nga avokati i tij shprehet se edhe pse Gjykata e Shkallës së Parë ka urdhëruar shtrimin e detyruar në spitalin psikiatrik nga ana e Prokurorisë nuk është zbatuar ky vendim.
Në sallën e gjyqit u paraqit edhe kartela e tij mjekësore, ku u theksuan probleme të shumta shëndetësorë që i moshuari kishte.