Reperi i njohur Noizy është shoqëruar në polici pasi akuzohet se dhunoi së bashku me grupin e tij me personazhin e TikTok, Medi Iseni, brenda një klubi nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit. Reperi, në një postim në InstaStory, ka njoftuar anulimin e performancës së tij në një klub në Ferizaj. Noizy ka lajmëruar fansat se s’mund të zhvillonte koncerin për shkak se ishte shoqëruar në polici.
“Ferzaj, ju kërkoj ndjesë sonte s’mund të jem me ju pasi po më shoqërojnë në polici! Shihemi herë tjetër”, ka shkruar ai, në një postim që tashmë është fshirë.
“Noizy më ka dhënë 30 mijë euro për t’i nxjerrë në pritë Clevion”
Personazhi i TikTok, Medi Iseni, ka akuzuar reperin e njohur, Noizy se i ka kanë dhënë mbi 30 mijë euro për të nxjerrë Clevion në pritë. Deklaratat e Medi Iseni kanë ardhur pasi u dhunua brenda një lokali nate në Pejë nga reperi dhe grupi i tij, ndërsa pretendon se e preu në besë shoku i Noizy-t, Stresi. Ai ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur pasi refuzoi që t’i nxirrte personazhin e tjetër të TikTok, Clevio Ahmetaj në pritë.