Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me një pengmarrje në Tiranë, ku tre persona rrëmbyen me forcë një 22-vjeçar.
Mësohet se i riu është marrë peng nga babai i ish të dashurës së tij, së bashku me dy bashkëpunëtorë.
Më pas ata e kanë çuar në një lokal në fshatin Shëngjergj, ku edhe e kanë dhunuar fizikisht të riun.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. Ç., 41 vjeç, A. Ç., 38 vjeç, dhe E. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/25, i Kodit Penal. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë forcërisht në automjet, një 22-vjeçar, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij, për motive të dobëta”, tha policia ne nje njoftim.