Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë një nga çiftet më të komentuara të shoëbiz-it. Ata janë bërë prindër për herë të parë vetëm pak muaj më parë dhe lajmin e bukur e kanë ndarë menjëherë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.
Moderatorja dhe këngëtari janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin e veçantë, Luna Mari. Ata postuan foton e parë në profilet e tyre në “Instagram”, ku shfaqeshin duart e tyre teksa mbanin dorën e vogëlushes së porsalindur.
Dyshja janë në qendër të vëmendjes mediatike tashmë, teksa postimet romantike për njëri-tjetrin apo foto më Luna Mari bëjnë xhiron e rrjetit. Ndërkohë, vetëm disa orë më parë Luizi ka postuar një InstaStory ku bën me dije se ndodhet në vendlindjen e Kiarës. Në video ai thotë si më poshtë:
Erdha te vendlindja e gruas në Lushnje për të takuar njerëzit e gruas…
Epo me siguri të gjithë ndjekësit presin foto të tjera të këngëtarit ku shfaqet me familjarës e Kiarës, pasi siç është shprehur në video ai do i takojë ato. Mbetet për t’u parë nëse Kiara dhe vogëlushja e tyre Luna Mari e kanë shoqëruar në këtë udhëtim apo nëse Luizi ka udhëtuar i vetëm.