Përgjatë ditëve të fundit të gjithëve na ka qarkullaur qoftë dhe njëherë në mendje pyetja se “ Çfarë po ndodh mes Noizyt dhe Erës?!”
Pas publikimit të këngës së tyre më të re “AMA”, dy artistët janë parë shumë afër. Shikimet, prekjet dhe qëndrimi afër njëri-tjetrit, kanë bërë që ndjekësit të mendojnë se mes tyre diçka është duke ndodhur.
E njëjta skenë ka ndodhur edhe në koncertin Alpha Show 3 që u mbajt mbrëmjen e djeshme në stadiumin Air Albania. Teksa Era dhe Noizy po performonin në skenë, shikimet dhe lëvizjet e tyre lanë shumë për tu kuptuar. Të gjithë të pranishmit kanë filluar të aludojnë se mos vallë reperi dhe këngëtarja kanë nisur një romancë dashurie.
Epo deri tani nuk kemi asgjë të sigurt, ngelet për tu parë në vijim!