Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Xhensila Myrtezaj vijon të jetë shumë aktive me koncertet e saj si brenda edhe jashtë Shqipërisë.
Pavarësisht se shpesh herë na tregon se sa shumë e ngarkuar është në rolin e nënës së dy fëmijëve, artistja sërish nuk lë pas karrierën e saj.
Në një prej koncerteve të dhënë së fundmi, këngëtarja ka pësuar një incident teksa performonte në skenë.
Një pjesë e mirë e të brendshmeve të saj ka dalë në sipërfaqe për shkak të bluzës së shkurtër që ajo kishte veshur.
Pavarësisht se Xhensila është munduar të mbulojë me shpejtësi, kjo nuk i ka shpëtuar aspak syrit të adhuruesve të muzikës së saj, të cilët kanë qenë të pranishëm në koncert.