E ftuar në “Big Brother Radio”, ish-banorja Roza Lati, komentoi rrugëtimin e saj dhe zbuloi planet që ka.
“Unë zgjodha të bëja Big Brother modern, real, si nëpër botë që kushdo person publik shkon për t’u njohur më mirë në jetën jashtë kamerave. Doja të më njihnin këtë Rozën jashtë kamerave. Ndjehem më mirë sepse mesa po shikoj në internet njerëzit më kanë përqafuar, komente dhe deklarata që më kanë përfaqësuar kështu si jam”, u shpreh ajo.
Roza tregon se një ndër arsyet që nuk po e përballonte qëndrimin e saj në shtëpi është Egla.
“M’u shpif Egla, nuk po e përballoja bashkëjetesën në të njëjtën shtëpi me një krijesë të tillë. Jam tërhequr nga debatet e Meritonit dhe Françeskës. Kanë të njëjtin stil debatesh. Kur janë në luftë dhe të sulen duan të mbijetojnë në shtëpi, shtrembëronin situatën që të të nxirrnin keq. Mua më pëlqen të flas me fakte konkrete”, tha Roza.
Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh.