Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por asnjëri nga palët nuk dha një deklaratë. Kësaj radhe ka qenë Besi i cili në një rrëfim të fundit në një program tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me Xhensilën.
Së fundmi një video e Xhensilës është bërë virale në rrjet, ku duket brenda një makine teksa puth dhe përqafon dy fëmijë të komunitetit rom. Ama ajo çfarë mori më shumë vëmendjen ishin fjalët që këngëtarja i drejtohej fëmijëve, të cilat u komentuan shumë nga ndjekësit.
Do të laj dhe do të marr të shtëpia ime
Video të cilën e ka ripostuar edhe Xhensila ku shkruan:
Në çdo moment që jam larg fëmijëve për shkak të punës ndihem bosh, e plot ndjesi faji. Por për ata e bëj çdo sakrificë e lodhje si çdo nënë. Zoti më solli këto 2 mrekulli fiks në momentin që isha përhumbur për të vegjlit e mi…