Siç dihet dy prej banorëve të spektaklit televiziv “BBVA3” Graciano dhe Erjola kanë qenë miq të ngushtë jashtë, por që nga dje miqësia e tyre është prishur.
Kjo pasi Graciano tha se Romeo e ka ngacmuar Erjolën jashtë dhe shtoi se mesazhet i’a ka treguar vetë banorja.Kjo gjë u mohua menjëherë nga Erjola, e cila pati një natë mjaft të ngarkuar ku tentoi të linte edhe lojën.
Ndërkohë që ditën e sotme, Roza ka biseduar me Gracianon duke i’a thënë në sy se çfarë mendon ajo për këtë situatë.
Një pjesë nga biseda:
Roza: Nëse shoqëria tregon një sekret, të hap zemrën, tregon muhabete intime në tavolinë, ti je i gatshëm për një lojë në “Big Brother” që ti nxjerrësh në shesh. Kësaj i thonë me thy parimet e shoqërisë, parimet njerëzore. Lojën këtu e fiton lojtari i zgjuar, me dinjitet, jo ai që shkel e përdhos shokun, shoqërinë, bukën, për të shkuar në finale.
Roza: Kur ulesh dhe ha bukë me tjetrin, bukëshkelur quhesh.