Aktorja e njohur turke, Nebahat Çehre, pas një krize të papritur në zemër, është shtruar në spital pak ditë më parë. Pas lajmeve të fundit në medie, nga menaxheri i saj mësohet se aktorja ka bërë një ndërhyrje në zemër, pas së cilës e ka marrë veten shpejt.
80-vjeçarja, e cila u dashurua nga publiku shqiptar për rolin e Firdevs në serialin “Dashuri e ndaluar”, ka qëndruar një natë në spital, pas ndërhyrjes në zemër dhe është kthyer në shtëpi për rikuperim.
Menaxheri i Nebahat Çehre, Selçuk Kaya, tha në një njoftin të fundit:
“Nebahat Çehre është në gjendje të mirë shëndetësore. Momentalisht, është duke pushuar në shtëpi. Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që na telefonuan dhe na pyetën për shëndetin e saj. Shpresoj që së shpejti ta shohim në projekte të reja”.