Prezenca dhe fjalët e Valerit kanë revoltuar Marianën, e cila nuk kurseu as ofendimit ndaj tij. Një ndërhyrje e Valerit, teksa Mariana dhe Çiljeta po shpjegonin recetën që do gatuanin, bëri që aktorja të mos përmbahej dhe të shprehej e bezdisur nga ai.
Mariana: Fillon ai, idioti. Ka mundësi t’I thuash…Sa budalla që është, ne e kemi seriozisht ky futet si xhol. Hajt ta nisim thotë, copa e mishit me dy sy. Flet si Hasan i grave, futet kudo, kush e ka sjellë këtë.
Prej disa ditësh Mariana dhe Valeri shpesh herë kanë debatuar, teksa aktorja i ka kërkuar të mos ketë më kontakte me të.