Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito kanë ndarë disa çaste me ndjekësit e tyre, vetëm pak orë pasi janë bërë prindër të një vajze.
Në një videolive në Instagram këngëtari nga Shkodra krah moderatores ka treguar edhe kuptimin e emrin të vogëlushes.
Luna Mari është emrin me të cilin Kiara dhe Luizi pagëzuan vajzën e tyre. Si fillim Luna vjen pasi ky emër i pëlqente shumë Kiarës ndërsa Mari vjen pasi dy gjyshet e çiftit quhen Maria.
Gjithashtu Luizi tregon se ky emër i ka pëlqyer edhe prej aspektit fetar emri i Shën Marisë.
Si me nota humori teksa i thotë të mos lëviz shumë Luizi ka zbuluar se Kiara ka lindur me operacion cezarian.
Ai ka folur edhe për planet për një fëmijë tjetër teksa thotë që nuk është kundra djemve por do edhe një vajzë sepse sipas artistit vajzat i ngjajnë atij duke lënë të kuptohet se Luna Mari i ngjan të atit.
“Unë kam botën tani në duart e mia! Për sa i përket djalit nuk kam asgjë kundra por edhe një vajzë tjetër nuk do të ishte keq jo për gjë por më ngjajnë mua vajzat.
I ka pëlqyer Kiarës ndërsa Mari se është Shën Maria gjithashtu me këtë emër është gjyshja e Kiarës edhe gjyshja ime shumë rastësi. Thonë se kur vjen fëmija vjen mbarësia.”-shprehet Luizi.