Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë bërë prindër për herë të parë. Moderatorja e njohur ka sjellë në jetë sot vajzën, të cilën ajo dhe këngëtari i dashur për publikun e kanë pagëzuar me emrin e veçantë, Luna Mari Ejlli.
Lajmin e bukur çifti e ka ndarë menjëherë me ndjekësit në rrjetet sociale. E në foton ku shfaqen duart e tyre teksa mbajnë dorën e vogëlushes së tyre, kanë nisur menjëherë urimet, mes tyre edhe emra të njohur.
Por ai që i ka habitur më shumë të gjithë dhe Luizi e Kiara nuk e prisnin një gjë të tillë, është Bled Mane. Ky i fundit nuk ka bërë koment te postimi i çiftit, por ka bërë një status të veçantë në profilin e tij në “Instagram”.
Gazetari i njohur ka postuar foton e çiftit dhe krahas saj ka shkruar:
“Urimet më të mira për Kiarën dhe Luizin. Vajza më e re në qytet ka emrin Luna Mari Ejlli!”.
Kujtojmë se kur Bledi, Luizi dhe Kiara kanë qenë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, nuk kanë pasur ndonjë raport shumë të mirë. Edhe pse gazetari vendosi që të linte garën e tij në “BBV2” për të mos ndarë çiftin, ai pas daljes nuk tha fjalë të mira për moderatoren.
Sipas tij, Kiara ishte mosmirënjohëse dhe se i pëlqente fama.