Teksa pas largimit nga formati i “BBV3” me dëshirë të plotë, Jetmir Salaj sulmoi produksionin duke paralajmëruar se do të tregonte në publik çdo padrejtësi të bërë ndaj tij çdo gjë që ndodhte në prapaskenë, ai jo vetëm që nuk tregoi asgjë por në ‘Prime-n’ e djeshëm zgjodhi të ulej në karriget e studios së ‘BBV3’.
Padiskutim që kjo gjë doli në kontradiktë me ato që ish-banori kishte thënë. Pasi doli ‘keq’ në publik për gjestin e bërë, Jetmiri nëpërmjet një postimi në Instastory është munduar të justifikohet duke thënë:“Për të gjithë injorantët dhe trimat, një kontratë është një kontratë dhe duhet respektuar.”
Pse Jetmiri nuk mendoi për kontratën edhe në momentet kur paralajmëroi se do të bënte çmos të tregonte të vërtetën e tij, do të bënte çmos të tregonte arsyet pse produksioni nuk e nxirrte nëpër video dhe pse kamerat nuk rrinin mbi kokën e tij, apo kur shpërndante në publik pyetje të tilla si “Vallë nuk e kuptuan lojën time apo u bë çmos të fshihej e vërteta?” etj etj…
Epo siç duket Jetmiri ka parë se si ka përfunduar një prej ish-banorëve i cili sulmoi produksionin (Olsi Bylyku) dhe për të mos patur të njëjtin fat hoqi dorë sa ishte në kohë…