Modelja Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi Idrizi habitën të gjithë kur pak ditë më parë dhanë lajmin e ëmbël se do të bëhen prindër.
Ata janë një nga çiftet që dashurinë e tyre e nisën në Big Brother por që e forcuan akoma më shumë jashtë shtëpisë.
Lajmin e bukur ata e treguan në një dalje televizive ku Bardhi i propozoi Sarës për martesë. E së fundmi Sara i është përgjigjur disa pyetjeve nga ndjekësit ku ka thumbuar të gjithë ata që dyshuan te dashuria e tyre, gjithashtu Gjordeni ka treguar se është 7 javëshe shtatzanë.