Moderatorja Roza Lati, gjatë qëndrimit në Big Brother Vip, ka zbuluar se ka abortuar foshnjën e saj me ish-partnerin. Dhe teksa banorëve iu është dhënë mundësia të bëjnë një telefonatë të supozuar me dikë që kanë humbur kontaktet ose ka ndërruar jetë, moderatorja nuk zgjodhi babain e saj, por foshnjën që ka abortuar.
Roza Lati u shpreh se “në një botë imagjinare” duhet të ishte i ati, për të cilin ka deklaruar se ushtronte dhunë ndaj saj dhe aktores Rita Lati, që duhet t’ia bënte telefonatën.
“Pse t’ia bëja unë një telefon tim ati? Nuk kam pse, mendoj se ai do të duhet të ma bënte mua, ai duhet të më fliste mua”, shprehet moderatorja, ndërsa shtoi se do të zgjedhë për të bërë bisedën imagjinare me “një zemër të vogël që ia ndala rrahjet vetë”.
“Hej engjëll”, iu drejtua prezantuesja foshnjës së abortuar, duke i kërkuar falje për vendimin e marrë. Roza Lati theksoi se ka dënuar veten për vendimin e marrë, por theksoi se do të takohen së bashku në momentin e duhur dhe se do të ketë fëmijërinë më të bukur.
“Më thanë mikeshat pse nuk e bën me babain, por unë me babain në një botë imagjinare do të doja që ai të më bënte një telefon. Pse t’ia bëja unë një telefon tim ati? Nuk kam pse, mendoj se ai do të duhet të ma bënte mua, ai duhet të më fliste mua, kështu që telefonatën time do ia drejtoj një zemre të vogël që ia ndala rrahjet vetë.
Hej engjëll, kjo telefonatë është për të kërkuar falje, me vjen shumë keq. Mendoj se kur të jetë momenti që do të takohemi bashkë, do jetë momenti perfekt, i duhur ku as ty dhe as mua, s’do të na mungojë gjë. Kur kam dëgjuar rrahjen e zemrës tënde, kuptova që nuk jam vetëm, është thjesht momenti i duhur që ti do të vish.
Mezi pres të vish, Rita mezi pret që të vish. Më vjen keq që të ndala rrahjet e zemrës, por besomë do të kesh fëmijërinë më të bukur që një krijesë mund të ketë në duart e mia.
Ti do jesh pasoja ime më e madhe, në momentin e duhur do të jemi bashkë. Mezi të pres ta dish, e kam dënuar veten që nuk e shtrova rrugën e takimit tonë sepse besomë do të ndërtoj të ardhmen që të mos mungojë asgjë. Vetëm pak durim, të dua shumë dhe më fal”, iu drejtua Roza Lati.