Prej mbrëmjes së kaluar, Heidi dhe Romeo kanë patur debate të shumta mes njëri-tjetrit. Ajo që ka tensionuar akoma më shumë marrëdhënien e tyre, ka qenë pikërisht një dron i mbërritur pasditen e sotme për Heidin, përmes të cilit këshillohej që të hapte sytë pasi Romeo është maskilist dhe njeri fallco.
Ndërkohë që të gjithë banorët janë përfshirë në këtë situatë, çifti po kalon një gjendje jo të mirë emocionale dhe si pasojë kanë kërkuar që të dalin nga shtëpia e BBV.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Romeo dhe Heidi shihen teksa bisedojnë për të dalë jashtë për t’ju vërtetuar të gjithëve dashurinë e tyre dhe për të hedhur poshtë fjalët e shënuara në dronin e mbërritur ditën e sotme. Ata janë drejtuar për në dhomën e rrëfimit, për t’ju komunikuar këtë lajm.
Romeo: Dalim të dy.
Heidi: Do të dalësh?
Romeo: Vallaj po.
Heidi: Dalim.
Romeo: Shkojmë në dhomë të rrëfimit dhe zhdukemi. Mos të na interesojë as droni, asgjë.
Heidi: Hajde dalim.
Romeo: Shkojmë tek dhoma e rrëfimit.