Mbrëmja e djeshme ka qenë në përgjithësi e qetë për banorët e shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri, ‘BBV3’.
Pasi përfunduan gatimin e 100 picave për banorët e dy shtëpive të fëmijëve, ata u pozicionuan në ambientet e jashtme të shtëpisë teksa shijuan ritme të disa projekteve muzikore të ndryshme.
Në një moment, teksa Juli qëndronte me Erjolën, kjo e fundit u shpreh se ditën e sotme ka ditëlindjen personi që ajo ka përmendur në linjën e jetës.
E ndërsa Juli i kthehet: “Po si mund ta kujtosh prapë atë rob?”- e më pas e ka përqafuar banoren teksa kanë vazhduar bisedën për djalin në fjalë.