Jetmir Salaj është një nga banorët që ka fituar një pëlqim të madh nga publiku pas mbrëmjes së djeshme në “Prime”.
Teksa kërkoi një largim nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, vendim të cilin do e marrë të shtunën, ai shprehu hapur pakënaqësinë ndaj produksionit dhe favorizimin e hapur qe bëjnë për Egla Cenon— pavarësisht bullizimit.
Jetmiri u shpreh gjithashtu se nuk është duke e parë atë standard që priste nga “Big Brother”.
Ai nuk i la gjë pa thënë produksionit, e duket se ka ardhur dhe “hakmarrja” e këtyre të fundit.
Por çuditërisht që pas mbrëmjes së djeshme, Jetmiri nuk është parë thuajse në asnjë postim të bërë në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në Instagram/Youtube.Diçka e tillë është vënë re edhe nga personi që ia menaxhon llogarinë e Instagramit Jetmirit, i cili në një postim të bërë pak më parë shkruan: “Çfarë quhet kjo kur nuk e gjen veten në asnjë reels në faqen zyrtare të Big Brother Vip Albania? Çensura vazhdon por ne jemi më të fortë
Ta dua qetësinë dhe mëndjen Jetmir Salaj #elprofesor”.