Mbrëmjen e djeshme u fol për rrëfimin e ndjerë të Roza Latit ku kjo e fundit kishte abortuar me dëshirën e saj një fëmijë.
Edhe pse shumë i dëshiruar,ajo e mori këtë vendim sepse dëshiron që fëmija e saj të ketë nënën dhe babain.
Ledioni duke e folur me Rozën e krahasoi atë me Sara Gjordenin e cila gjithashtu ka kaluar një situatë të ngjashme,humbjen e një fëmije,por në mënyrë spontane,jo e zgjedhur nga ajo.E për këtë gjë,Sara ka shkruar në Instastory:
“Po shoh Big Brother, dhe historia e Rozes mese e ndjeshme, me preku ..
Ledioni e permendi emrin tim serish sot duke e lidhur abortin e Rozes me
rrefimin tim te meparshem.
Doja te beja vetem nje korrigjim te vogel diferencues, une bebushin tim te pare nuk e kam abortuar, por humbur nga Zoti ne shkaqe natyrale.
Ka qene i deshiruar dhe i pritur.
Rozen e mbeshtes 100% si grua ne
kete rrugetim, dhe deshiroj t’u them
te gjitha vajzave te tjera qe :
Rrugetimi juaj drejt memesise nuk mbaron pas humbjes se bebit tuaj per shkaqe natyrale ose jo…
Mos e fajesoni/ denoni veten!
Zoti ju bekon serish”