Që prej skualifikimit të Ilnisës nga gara dhe rikthimit në shtëpi të dy banorëve ata nuk kanë gjetur qetësi me njëri-tjetrin.
Bëhet fjalë për Egla Cenon dhe Meriton Mjekiqin, ku ky i fundit ka patur debate të ashpra dhe ‘përplasje’ me pjesën më të madhe të shtëpisë dhe jo vetëm me Eglën.
Orët e para të mëngjesit, teksa qëndronin në oborr së bashku me çiftin Romeo dhe Heidi, Meritoni ka ironizuar Eglën duke ‘e këshilluar’ të mbledhi bebat dhe duke e quajtur përsëri ‘Teta Eglantina’.
“Mbaroni orët e mësimit, mblidhi nxënësit, mblidhi bebat teta mësuese, teta Eglantina.”- është shprehur Meritoni.