E tensionuar dhe me debate është zhvilluar rime i së hënës së Ferma VIP. Sherri i nisur para dy ditësh në dhomën e gjumit, mes Babe G dhe Dijonisit, ka vijuar edhe në Arenë gjatë Prime.
Babe G ka vijuar sherrin edhe me Xhesikën, e cila akuzohet edhe nga banorët e tjerë si personi që i “fryu zjarrit” gjatë sherrit në dhomën e gjumit.
Pjesë nga biseda:
Xhesika: Po them që të gjithë ne këtu e kemi shkelur pak rregulloren. Mariana na ka kërkuar që kur flejmë gjumë të jemi më të kujdesshëm.
Babe G: Mshele gojën, ulu aty.
Gloria: Nuk ishte rasti për tu bërë debati në këtë lloj forme. Nëse do të kishim fol gjatë gjithë kohës edhe do ta kishim justifikuar. Por meqë Dionisi kërkoi falje, kjo është njerëzore. Ai u pendua.
Babe G: Edhe me prish, nuk ka kush të drejtë të më shajë mua. Hajde sfidohemi.
Fjoralba: Je shumë e qartë, prandaj bëra gjithë atë paranteze, për t’ju thënë se edhe pse në atë situatë keni qenë të lodhur, nuk po justifikoj atë që ka ndodhur . Gjithsecili mban përgjegjësi atë që nxjerr nga goja. Vendimin për gjithsecilin prej jush merr vetë Agai.
Renisi: Unë personalisht i thashë edhe fermerëve të tjerë, unë mendoj se në kohën kur ndodh e ndizet një debat, nëse ne që jemi përreth nuk e zbusim të paktën mos e fryjmë. Unë mendoj se Xhesi i fryu zjarrit, por ajo më dha shpjegimin e saj. Nëse Xhesi nuk do ndërhynte, ndonëse dhe me Dionisn fola, mendoj se gjithsecili nga ne të ketë kujdes kur hyjmë si palë e tretë. Vlerësoj dhe Çiljetën për rolin e saj. Vlerësoj rolin e Dijonisit.
Çiljeta: Më ka zënë bela e madhe në këtë shtëpi.
Fjoralba: Si i pajtove?
Çiljeta: Unë isha në banjë në atë moment nuk dëgjova asgjë çfarë ndodhi, dëgjova vetëm Buçkon që qeshte. Kur dola dëgjova vetëm një fjalë të Dijonisit, pa dashur të di kush ka të drejtë ose jo, i kam thënë Dijonisit që ajo fjalë nuk i thuhet një vajze. Dëgjoja një Babe G që vetëm ulëriste. Pashë një Dijonis që ishte bërë pishman për atë që kishte thënë, më erdhi shumë keq për të dy.