Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga e cila mbrëmjen e së premtes (22 mars) u bë pjesë e “Ferma Vip”, ka bërë një rrëfim të trishtë.
Teksa ka qenë duke biseduar me këngëtaren tjetër, Elsa Lilën ajo ka treguar mami i saj vuan nga kanceri dhe aktualisht po ndjek seancat e kimioterapisë.
Çili shton se këtë periudhë e ka me shumë merak nënën, për faktin se nuk e di se si ajo do ta përballë nga ana psikologjike dukeqenëse po i bien edhe flokët.
“Kjo e mamit ishte një shok shumë i madh. Me zotin para, ka për ta kaluar shumë shpejt. Kam merakun e flokëve, sepse është kjo procedura që po I bien flokët dhe a do e përballojë dot. I kam thënë që do i dalin prapë. I kam porositur edhe një paruke. Është në fazë kimio dhe nuk bën të marrë vitamina. Unë prej mamit hyra këtu, se më tha ik futu se do të shikoj 24 orë. Se unë e kisha ndarë mendjen për jo. Të gjitha takimet, me orare, me data ja kam lënë të gjitha gati. Fat i madh që kam nusen dhe çunat e xhajës në Itali se po të kishte qenë vetëm me mua nuk do ja dilnim dot. Unë më tepër isha shoqëruese psikologjike. Ikin bashkë bëjnë kimiot dhe kthehen prapë bashkë”, tha Çiljeta.
Elsa Lila, teksa i ka shprehur mbështetjen e saj, e ka këshilluar që të kujdesen sa më shumë për psikologjinë e mamit, në këto momente dhe ta bëjnë sa më të lumtur.
“Deri tani me sa thua ti parametrat janë shumë mirë, në këto raste, ilaçi kryesor është psikologjia. Nëse ajo është e lumtur me vajzën dhe nipin e saj…”, tha Elsa Lila.