Pasi përfundoi eksperiencën e tij në “Big Brother”, reperi nga Kumanova, Bardhi, një tjetër “reality” përjetoi jashtë shtëpisë së famshme. Këtë herë protagonist ishin pikërisht partnerja e tij, Sara si dhe menaxheri, Jetmiri.
Ishte pikërisht ky i fundit, që kundërshtoi edhe publikisht lidhjen me modelen, çfarë solli edhe përplasjet e forta. Përplasje që kanë marrë fund pikërisht me prishjen e kontratës mes tyre. Por, duket se prishja e kontratës mund t’i kushtojë Bardhit jo vetëm disa aktivitete, por edhe një shumë parash. Kjo për faktin se ishte pikërisht ai që zgjodhi ta prishë këtë marrëveshje, duke marrë mbrapsht edhe “Instagram”- in e tij, që deri para pak ditësh menaxhohej nga Jetmiri.
Burime pranë djemve kanë bërë me dije se si Bardhi dhe Jetmiri kanë preferuar që këtë situatë ta zgjidhin mes njëritjetrit, duke mos përfshirë të tjerët. Pas bisedimeve që patën të dy, Bardhi ka folur edhe publikisht për atë çfarë ndodhi me menaxherin e tij. Siç e pranoi dhe vetë, pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Bardhi ka ndërprerë marrëdhënien e tij me menaxherin, Jetmir Agaj. Kjo për shkak të përplasjeve që ky i fundit ka pasur me Sarën, dhe për mospëlqimin e lidhjes mes dy të rinjve brenda shtëpisë. Bardhi tha se edhe profili në “Instagram” nuk menaxhohej më prej tij, ndërsa edhe Jetmiri nuk ka mbetur pas me lëvizjet që ka bërë.
Ai ka fshirë çdo foto në “Instagram”-in e tij, përfshirë dhe ato që kishte me Bardhin, duke përforcuar kështu zërat se shkëputja e marrëdhënies së bashkëpunimit mes tyre është përfundimtare. Pasi ka marrë rrjetin social, në postimin e parë, Bardhi i ka bërë një dedikim romantik partneres së tij dhe shkruan: “E ti Sara Gjordeni, je arsyeja pse marr frymë”. Ndërsa iu është drejtuar edhe ndjekësve të tij duke i kërkuar ndjesë për shkëputjen nga “Instagram”.
Çifti i cili u njohën dhe dashuruan në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Bardhi Idrizi dhe Sara Gjordeni së fundmi kanë qenë të ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, ku kanë zbuluar më shumë rreth jetës së tyre personale.
“A do të ketë dasmë brenda këtij viti?”, ishte një ndër pyetjet që iu drejtua çiftit, ndërsa Bardhi u shpreh: “Nuk është se nuk e kemi menduar. E kemi menduar, por nuk e dimë kur.”
Në lidhje me këtë çështje foli edhe ish-misi, duke thënë se ata do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me një dasmë në kohën e duhur. “Definitivisht do ta kemi një dasmë, por se kur, kemi lenë gjërat në radhë…”, tregoi Sara. Nga ana tjetër, çifti treguan se dëshirojnë të sjellin në jetë 4 fëmijë, 2 goca dhe 2 çuna. Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, ku u njohën dhe u dashuruan me njëri-tjetrin, çifti kanë vazhduar romancën e tyre, madje në rrjet u përfol se ata tashmë kanë nisur të bashkëjetojnë së bashku. Mirëpo mesa duket, Bardhi po e mban fjalën e dhënë në “BBVIP”, që Sara do jetë nëna e fëmijëve të tij, pasi së fundmi ai është takuar me vëllain e modeles.
“Mu bë vëllai shok me burrin, direkt miq. Çfarë po ndodh?”, ka shkruar modelja krahas fotos me Bardhin dhe vëllain e saj. Kujtojmë që Sara pas daljes nga “BBVIP” ka takuar edhe nënën e këngëtarit, e cila ishte në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Pas daljes së artistit nga shtëpia e “Big Brother VIP”, të shumta ishin aludimet e publikut se çifti janë ndarë, mirëpo ish-banorja ua ka vënë kapakun njëherë e mirë. Ajo ka postuar në “InstaStory” një foto me Bardhin nga shtëpia, duke treguar se janë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
“Ju duam”, ka shkruar ajo krahas fotos. Ish-banori mori vendimin që të lërë në mes garën për të fituar çmimin e madh pas vizitës së të vëllait, i cili i tregoi atij se nëna e tyre është në gjëndje të rëndë shëndetësore. Fillimisht, në rrjet qarkulluan lajme se nëna e tij nuk është sëmurë por e gjitha ishte gënjeshtër, ndërsa ishte vetë Bardhi ai që postoi një foto të nënës së tij duke marrë mjekim në spital.
Në një moment fansat dhe mediat kanë parë që Bardhi ia ka kthyer “follow” Sarës dhe më pas ëshë penduar dhe e ka hequr. Ky veprim vetëm sa i ka hedhur bezinë zjarrit dhe situata mes tyre vazhdon të jetë e paqartë. Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni, ka trazuar rrjetin me një mesazh kërcënues ndaj menaxherit të të dashurit të saj Bardhi, me pretendimet se ai po mundohet t’i ndajë.
Më anë të një postimi në “InstaStory”, Sara ka paralajmëruar Jetmir Agajin se nëse ai e sulmon edhe njëherë, ajo do t’i shkatërrojë figurën. “Edhe një ‘story’ sulm ndaj meje e do të ta shkatërroj figurën dhe planet e tua me vetëm 1 postim, e do kesh gjithë shqiptarinë kundër”, shkuan Sara. Ndër të tjera ish-banorja i drejtohet duke i thënë “nuk arrite të na ndash, boll kërkove vëmendje me zor”.
Por, duket se ish-banorja është penduar për reagimin e saj, pasi disa inuta pasi e kishte postuar mesazhin e saj, zgjodhi ta fshinte nga profili i saj. “Po duroj dhe po hesht vetëm per hatër të Bardhit. Nuk të kam asnjë borxh! Po mbaj në kurriz ofendime nga publiku pa të drejtë prej heshtjes, po dije që prapë për hatër të Bardhit! Edhe një ‘story’ sulm ndaj meje e do të ta shkatërroj figurën dhe planet e tua me vetëm 1 postim, e do kesh gjithë shqiptarinë kundër! ‘Give up bro’, nuk arrite te na ndash, ‘its stronger than you’. Boll kërkove vëmendje me zor. Me dashuri: Sara Nikol Idrizi”.
Ky reagim i Sarës erdhi pas një postimi që kishte bërë më herët Jetmiri, i cili teksa kishte ndarë pamje të Bardhit nga spitali me nënën e tij, e cila ishte edhe arsyeja pse ai ndërpreu garën e BBV për shkak të gjendjes së saj të rënduar shëndetësore, ku shkruante: “Famën ky e ka marr me punë me kungë me sjellje, jo me skandale, po ju premtoj qe kush mundohet me përdor ksi situata, kam me ja dhan Famën po për tkeq”.