Sot e ftuar në një emision televiziv ka qenë psikologia e njohur Aleksandra Puçi. Ajo ka analizuar me detaje çështjet delikate si ngacmimet seksuale në punë duke marrë shkas edhe nga spektakli i kësaj të marte në Big Brother VIP, i cili nisi me mesazhe shumë të forta, teksa vajzat e shtëpisë kanë ndarë histori që prekin shumë gra.
Roza, Julia dhe Egla treguan se kanë qenë viktima të ngacmimeve seksuale duke treguar se i ndanë këto histori, si mesazh për të gjitha vajzat që kanë përjetuar të njëjtën gjë. Për psikologen Aleksandra si i sheh ajo këto deklaratat e vajzave që sollën në vëmendje një fenomen kaq shqetësues dhe a duhet denoncuar?
Ndërsa kemi një avancim për rastet e dhunës sepse janë më të dukshme dhe më të evidentueshme nga policia prapë nuk mund të them të njëjtën gjë për rastet e ngacmimit seksual. Ndonëse është tek Kodi i Punës ngelet kush do të provojë çfarë? Sepse ndonjëherë kjo ndodh mes meje dhe teje dhe nuk ka dëshmitar, është fjala ime kundrejt tjetrit dhe ti nuk ke si e provon.
Sa i përket rastit të Eglës, psikologia tha se:
Ajo ka bërë veprimin e duhur, të paktën i referohem të thënave, ndoshta zonja tani ka një farë maturie dhe pjekurie që ka sigurinë për ta ndarë me të tjerët. Nuk mund të thuash të njëjtën gjë nëse do të kishte qenë në moshë më të re. Nëse do të kishte qënë një vajzë e re do të kishte guxuar? Jo. Të siguroj që jo.
Quhet ngacmim edhe kur ti nuk merr guximin të thuash jo.
Deklarata e bërë nga aktorja Egla Ceno brenda shtëpisë se ka qenë viktimë e ngacmimit seksual teksa kërkonte punë ka ngjallur regime të forta. Egla akuzonte Saimir Kodrën se e kishte ngacmuar. Gjatë spektaklit, ajo është shprehur se mban përgjegjësi të plotë për ato që ka thënë dhe sipas saj, do gjejë një mënyrë për të provuar akuzat e saj, duke mirëpritur edhe përballjen në Gjykatë.
Së pari ishte një rrëfim i saj sikundërse bëjmë ne gratë me njëra-tjetrën për episode të ndryshme jetësore që na kanë ndodhur por nëse do ta kishte bërë në një kafe dhe pa kamera nuk do të ishte marrë vesh kurrë. Personalisht mendoj që nuk e ka bërë në mënyrë të qëllimshme për t’i shkaktuar dëm palës tjetër. Nuk mu duk aspak tendencioze, ajo tha një realitet të hidhur që ekziston. Ka shumë të tillë. Nuk më pëlqeu ajo që ndoshta ai do të mbrojë imazhin dhe reputacionin e tij. Ndoshta është një reagim normal i një njeriu që cënohet sepse është figurë mediatike.
Ndonjëherë ne i bëjmë këto akuza sepse e dimë që pas 25 vitesh nuk ka çfarë të provohet. Më falni kush mund ta provojë diçka që ka ndodhur para 25 vitesh? Të dy humbasin.