Një debat i ashpër ka ndodhur gjatë ditës së sotme midis Eglës dhe Ilnisës në Big Brother VIP. Të dyja banoret kanë ofenduar njëra-tjetrën ndërsa mes tyre ndërhyri edhe moderatori Meriton Mjekiqi i cili gjithashtu i ka kërkuar llogari Eglës për fjalët që i kishte thënë më herët.
Egla u shpreh se ndihej e intimiduar fizikisht nga sjellja që dy banorët po bënin ndaj saj.
Pjesë nga përplasja mes tyre:
Ilnisa: Hajde, ke nevojë për një përqafim?
Egla: Mos mu afro, e kam sinqerisht
Ilnisa: Pse zemër, dua të të përqafoj?
Egla: Jeni duke më intimiduar fizikisht
Meritoni: Lëre mos e prek, po kush je ti të më tregosh sesa krenare është familja ime?
Egla: Pashë vëllain tënd që erdhi këtu, tha je shumë mirë dhe iku pa shprehur ndonjë dëshirë tjetër