Pas rastit të bujshëm të princ Lekës dhe ish-bashkëshortes Elia Zaharia, të cilët kallëzuan njeri-tjetrin për dhunë, ndaj një tjetër personazhi të njohur është bërë kallëzim në polici.
Raportohet se është biznesmeni Nikollaq Neranxi i cili është kallëzuar në Komisariatin nr. 6 nga ish-gruaja e tij, N.Neranxi.
Sipas kallëzimit të bërë një ditë më parë, ish-gruaja e ka paditur biznesmenin për dhunë psikologjike.
“Ora News” raporton se Komisariati nr.6 ka referuar materialet në prokurori si dhe ka dërguar në gjykatë edhe urdhër mbrojtje të ish-gruas.