Kohëve të fundit është vënë re dhe komentuar shumë jashtë shtëpisë afrimiteti i tepërt fizik mes Sarës dhe Meritonit edhe pse në prani të Bardhit. Në disa raste shohim të përkëdhelin njëri-tjetrin, të shtrirë dhe të përqafuar të dy dhe Bardhi i vetëm në anën tjetër. Vetëm pak më parë Sara, Meritoni dhe Bardhi shfaqen të shtrirë në një krevat, ku Meritoni ndodhej mes tyre, gjë e cila po komentohet shumë nga të gjithë.