Iu deshën vetëm disa sekonda që këngëtarja Ronela Hajati të dëgjonte zërin e babait të saj dhe të shpërthente në lot.
Supriza e përgatitur sot përgjatë programit “Muzikë kur dëgjoj” në një emision televizivl kishte në qendër miqtë dhe mikeshat e Ronelës të cilët të gjithë bashkë, shoqëruar nga këngëtarja Anxhela Peristeri, i kënduan asaj në formë surprize këngën “Plas” të Flori Mumajesit, një prej njerëzve më të rëndësishëm që kanë shënjuar në jetë e saj artistike kur ishte pjesë e “Threedots”.
E emocionuar dhe e tronditur nga një video e rrallë me babain e saj, të ndjerin Marash Hajati vite më parë, Ronela pohoi se këtë surprizë do ta mbante mend gjatë në jetën e saj dhe miqtë që ajo pa të ngjiteshin në skenë si: Sageri, Megi Shehu, Sara Kolami, Niko Komani, Sara Jaupaj dhe Anxhela Peristeri ishin ndër njerëzit që e kishin mbështetur atë në kohërat e saj më të errëta.
Moderatorët Ervin Kurti dhe Nevina Shtylla
e ngacmuan Ronelën dhe për jetën e saj private dhe detaje të tjera nga karriera e saj artistike që solli shumë të qeshura dhe nota humori në sallë.