Arbana ka hedhur në Instastory që djali i saj, Joni i ka shkruar asaj. Jo pa qëllim, moderatorja ka vendosur ta ndajë me ndjekësit letrën që ka brenda një mesazh mjaft të fuqishëm për të gjitha nënat.
Nëpërmjet letrës, ai mundohet t’i thojë Arbanës se duhet ta qortojë më pak, pasi askush nuk është perfekt. Në mbishkrimin e fotos Arbana shkruan:
Leksionet më të mëdha të jetës na i japin fëmijët.(Dënimi është “no screen time” të kuptohemi).
Nëpërmjet kësaj ajo ka sqaruar se dënimet që Arbana i jep Jonit lidhen me kohën e tij të qëndrimit në telefon.
Më fal ma që e kam shkruajtur këtë në vend të asaj që më the ti.
Unë të dua shumë, ti je një mama shumë e mirë, por ka disa gjëra që nuk më pëlqejnë nga ty.
Unë e kuptoj që ti do që unë të jem perfekt dhe do që të jem studenti më i mirë në klasë, por e vetmja gjë është kur më bërtet vetëm për një gabim të vogël dhe pastaj mëdënon dhe më jep ekstra punë.
Unë vetëm po të them që nuk mund të jem perfekt.