Parukjeri Gazmend Ujkashi është konkurrenti i cili u eliminua mbrëmjen e së martës në ‘BBV3’. Në një nominim mes tij, Sarës, Eglës dhe Julit, Gazi rezultoi i pa fat si dhe më i televotuari dhe kështu humbi mundësinë për të vazhduar garën më tej.
Daljen e tij një pjesë e banorëve nuk e pritën mirë, sakaq Gazi në një deklaratë lidhur me eliminimin tha se ishte përgatitur për të dalë vetë mbrëmjen e djeshme.
“Kaq ishte ajo që doja unë. Isha përgatitur për të dalë vetë. Po çfarë thua ti unë me zor prita shyqyr që dola të takoj familjarët.”- është shprehur Gazi.