Lajmi për një ndarje të mundshme mes Besit dhe Xhensilës është padiskutim një ndër më të komentuarit së fundmi në median online.
Sipas spekulimeve që qarkullojnë në rrjet, dyshja ka vendosur t’i japë fund marrëdhënies së tyre disa vjeçare, nga e cila kanë sjellë në jetë dy fëmijë, Ajkën dhe Amen.
Ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga çifti i famshëm, së fundmi avokatja Nexhi Beqiri, ka deklaruar se Besi dhe Xhensila në fakt janë nën një hetim pasurie dhe çështja e divorcit është thjesht një manovër për të shpëtuar pasurinë e tyre.
Lidhur me këtë deklaratë, ditën e sotme, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjanit, ka bërë një reagim në profilin e tij në “Facebook”, përmes të cilit e ka konsideruar totalisht “idiote”, deklaratën e avokatës, duke sqaruar se Bes Kallaku nuk ka asnjë detyre publike, që të jetë nën hetim.
Nuk e di si i ka punët familjare Bes Kallaku, po turravrapi i përditshëm me lajme nga divorci i Tij më neverit. Njëkohësisht me rrjeshton automatikisht të jem në anën e çiftit, qoftë dhe në divorc.
Po, jam i gjithi me ta! Po çfarë ka interesante kaq shumë që edhe media kombëtare merren me një familje?! Po pse ore kur martohen e ndahen dynjaja duhet të jetë patjetër e raportuar në media?! Mbi të gjitha, cili është interesi publik në këto lajme apo edhe sajesa të raportuara në marrëdhënien familjare të Bes Kallakut?!
Le pastaj teoria krejt idiote, por idiote fare që divorci na qenka i sajuar se po i bëhet hetim pasuror!!! Në RTSH madje kishte dalë të fliste me kompetencë edhe një avokate për këtë gjë!!!
O zot, a je kund?! Po si ka mundësi që një helm dashakeqës i psikopatisë port’halore bëhet çështje kaq e debatueshme në media kombëtare madje?! Po ç’hetim pasuror mo?!
Jeni apo bëni vetë?! Pini more ilaçet, lëreni kamomilin! Po pse mo hetimi pasuror ka dalë në pazar dhe bëhet me çmim shumice?! Ç’detyrë publike mban Bes Kallaku?! Meqë flisni me siguri, në kuadër të cilit procedim bëhet hetimi?!
Ja ta zëmë se i qenka hapur hetim pasuror, për qejf të helmit mediatik, si e shpëton divorci pasurinë?! Ua ua ua ua çfarë helmi!? Çfarë llogjike?! Biles edhe me shërbim avokatie, media është gati për gjyq popullor! Ptu!