Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko tha në një intervistë për Euronews Albania se konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës mund të zgjidhet menjëherë me largimin e kësaj të fundit, por kjo gjë nuk ka gjasa të ndodhë.
Sipas tij, Ukraina ka marrë mbështetje botërore në këtë luftë, pasi nëse Putin fiton në Ukrainë do ketë ndryshim kufijsh dhe gjakderdhje në botë.
“Kërkesat e Ukrainës janë të thjeshta, duam vetëm të çlirojmë vendin tonë, Rusia mund të tërhiqet nga vendi ynë që sot dhe lufta mbaron, por nuk besoj se do ta bëjë këtë. S’e dimë edhe sa kohë do zgjasë konflikti. Mendoj se është e qartë për gjithë botën e lirë se këtu nuk luftohet vetëm për Ukrainën, por për gjithë botën. Nëse Putin fiton, ai do sulmojë sërish dhe do ketë një ndryshim të kufijve botërorë, që do bëhet përmes forcës dhe do shkaktojë gjakderdhje, ndaj rreziku në lojë është shumë i madh”, tha ai.