Çifti Romeo dhe Heidi e kanë nisur ditën me debate, ku në një moment kjo e fundit nuk i ka mbajtur dot lotët.
Romeo i ka kërkuar që të jenë bashkë dhe ta mbrojnë njëri-tjetrin. Duket se dyshja po kalojnë një krizë në marrëdhënie, pasi kjo nuk është hera e parë që debatojnë.
Debati:
Heidi: Ledjona ca lidhje ka me këtë muhabet
Romeo: Për cfarë të vura në siklet.
Heidi: Nuk më fute në siklet
Romeo: Kujt i dhashë?
Heidi: Mirë, bëj ca të duash Romeo, është e lodhshme kështu! Pse duhet ti japësh gojë këtyre gjërave
Romeo: Ti ma heq trurin mua
Heidi: Nuk ta heq trurin, por pse nuk e injoron si situatë
Romeo: Ti nuk e kupton
Heidi: Çfarë nuk kuptoj
Romeo: Që ne duhet ta mbrojmë njëri tjetrin
Heidi: Po, fiks
Romeo: Po ti nuk e bën. Ajo gjëja aty ishte e shpifur
Heidi: Ca?
Romeo: Dhe ti reagon
Heidi: Reagoj sepse ti i jep zë dy njerëzve dhe vazhdon dhe e zgjat, mbylle
Romeo: Ca bërë ti, pse ta mbyll
Heidi: Nuk dua ti jep zë gjërave
Romeo: Kujt gjera
Heidi: Nuk dua të përfshihem, jam mërzitur
Romeo: Pse je mërzitur?
Heidi: Sepse kështu është
Romeo: Unë as nuk të flas dot
Heidi: Nuk është më funny.