Në një bisedë me Meritonin dhe Rozën, Sara ka folur për lidhjen pezull që ka lënë me ish-partnerin e saj, boksierin Jurgen Uldedaj.
Roza e ngacmoi disi dhe i thotë se “si mund të njohë dikë tjetër, kur me të ka folur në “FaceTime”,
vetëm disa minuta para se të futej në BBV”. Sara shprehet se nuk ka pasur një lidhje,
të stabilizuar me të dhe se ai ka bërë shumë gabime. Kur njohu Bardhin i dha një mundësi sepse e pëlqeu dhe iu duk djalë i mirë.
Roza: Duke e dashur kaq shumë dhe duke folur në “FaceTime” para se të futesh në izolim, të vish këtu brenda dhe t’i hedhësh sytë tjetrit, ta joshësh tjetrin.
Sara: Varet si ka qenë marrdhënia. Unë e kuptoj që ne të dyja jemi kundërshtare në këtë lojë dhe ke tendencën për të më nxjerrë keq.
Roza: Për Zotin, po flas në raport sentimental të gjësë.
Sara: Ai mund të ketë bërë 100 gabime gjatë rrugës për shembull, të cilat në momentin që kam parë këtë djalin kam thënë, një sekondë o vëlla se ai tjetri ka bërë 100 gabime, kurse ky djalë qenka djalë i mirë. Përfundim s’kam, pse të vazhdoj me të ndërkohë që mund të rri me këtë djalin që më pëlqen shumë?
Në këtë bisedë ka ndërhyrë Bardhi, ku shprehet: Që në fillim, kur kemi qenë vetëm miq, Sara ma ka treguar këtë gjë, prandaj jam treguar dhe kaq xhentëlmen në situara të caktuar. Ma ka thënë e këtë tjetrën që mund të futet një banor dhe ai banor mund të ishte ishi-i saj”.
Gjithashtu Sara ka folur edhe si i ka pasur raportet me ish-partnerin e saj.
“E gjithë lidhja ime ka qenë e dedikuar tek ai. Unë që kisha investuar shumë tek vetja, momentin që unë nisa një lidhje me të, jam mbyllur në shtëpi. Kam lënë punën, kam lënë shkollën. Jam mbyllur në shtëpi 1 vit e tre muaj”, tha ajo.