Ilnisa Agolli është dënuar nga “Big Brother” pasi ka thyer një ndër rregullat bazë të formatit që është mbajtja ndezur e mikrofonit gjatë kohës kur ajo flet apo kryen veprime në shtëpi.
Sipas zarfit të zi të ardhur në shtëpi Ilnisa e ka përsëritur disa herë këtë veprim ndaj ajo do të jetë e padukshme deri sa “Big Brother” të ketë vendosur.
Nga momenti i leximit të zarfit asnjë banor nuk do i kthej përgjigje dhe nuk duhet të reagoj ndaj saj përndryshe do të dënohet.
“Gjate këtyre ditëve “Big Brother” ka vënë re se Ilnisa ka thyer rregullin kryesorë të shtëpisë që është ndezja e mikrofonit duke qenë se është një veprim i përsëritur ajo do të dënohet të jetë e padukshme në syrin e banorëve.
Asnjëri nuk duhet ti flasë apo ti kthejnë përgjigje pasi për cilin do banorë që e thyen këtë rregull do të dënohet”- shkruhej në zarf