Natasha Rombula dhe djali i saj Armando Kumaraku të arrestuar ditën e djeshme për shfrytëzimin e djalit 10-vjeçar të Armandos, do të njihen ditën e sotme me masën e sigurisë. Nënë e bir janë denoncuar nga nëna e djalit të mitur për shkak se gjyshja dhe babai i tij e shtynin të përdorte fjalë denigruese dhe banale në rrjetin social TikTok.
Sipas policisë Natasha dhe Armando kanë qenë në hetim prej dy muash në kuadër të operacionit policor “Show”, fillimisht duke u shpallur në kërkim e më pas duke u arrestuar nga policia e Kuçovës.