Çdo prime i “BBV3” ka dinamika të ndryshme, teksa ky i një nate më parë dërgoi një banor tjetër para Kutisë së Pandorës. Këtë herë ishte Sara e cila dërgoi automatikisht në nominim të gjithë djemtë e shtëpisë.
Nga ana tjetër, në një pyetësor të revistës “Who” në Instagram, se cilin fitues të BBV-1-2 do të rikthenin, Ilirin apo Luizin, një numër i lartë komentesh kanë vërshuar për këtë të fundit. Por çfarë mendon Luizi për BBV3?
“Mos u mërzit për këtë Big-un e ri. Po çfarë të bëjmë tani. Si me qenë duke parë ‘Përputhen’”, ka thënë ai.