Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj,
me lindjen e djalit është bërë më e hapur dhe ndan herë pas here, momente me të volgin e saj në rrjetet sociale.
Njësoj siç ka bërë edhe sot, këngëtarja tregon se sot nuk është një ditë e lehtë, pasi Amen ka për të bërë vaksinën e dytë.
“Sapo lashë Ajkushin te kopshti. Po shkoj në shtëpi të mar Amenushin.
Sepse sot nuk ka një ditë fortë të lehtë i vogli i mamit.
Sot Amen bën vaksinën e tij të dytë dhe mamin e ka kapur paniku”, thotë Xhensila,
ndërkohë që kërkon suport nga të gjitha mamat me medikamente ose kura popullore, për të qetësuar dhimbjen pas vaksinës.