Reperi i famshëm shqiptar Gashi, i cili prej vitesh zhvillon karrierën e tij në SHBA dhe ndërkombëtarisht, njihet për faktin se shumë momente apo detaje nga jeta personale i ndan me ndjekësit në Instagram-in e tij, sic ka bërë edhe së fundmi, duke treguar për një ndërhyrje që ka bërë në fytyrë.
Në fakt, filiimisht reperi postoi një foto ku shfaqej i gjakosur në fytyrë, më saktësisht në hundë, ndërsa duke ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve, Gashi tha se ka ndërhyrë në hundë, për shkak të një problemi që e ka pasur prej vitesh, por tashmë po ndikonte në gjumin e tij.
Gjithsesi, artisti i njohur tha se nuk duhet të shqetësohen fansat e tij pasi “nuk ka shkuar Hollywood”, për të ndryshuar hundën, por vetëm për shkak të problemit shëndetësor, ndërsa thotë se e do hundën dhe gjithë trupin e tij, “sic e ka krijuar Zoti”.