Moderatori i njohur, Ronaldo Sharka, ka deklaruar së fundmi se ka marrë kërcënime gjatë edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.
Sipas tij, kjo ka ndodhur kur Dea Mishel nxori në televotim Luiz Ejllin, Efi Dhedhes dhe Kiara Titon.
Teksa ishte i ftuar në një emision tekeviziv, Ronaldo u shpreh se ka marrë mesazhe “të frikshme”
vetëm sepse e ndiqte në “Instagram” Dean, mesazhe të cilat e detyruan të hiqte ‘follown’’
“Ka një gjë që shpesh vë re në këtë showbizzin shqiptar. Unë kam vënë re vjet, kur Dea Mishel hapi kutinë e pandorës unë e ndiqja,
më kanë ardhur mesazhe të tmerrshme dhe të frikshme. Ishin njerëz agresiv. Bëra unfollow Dean se ishte e pamundur.
Nuk pash një personazh të reagonte në mbrojtje të Deas.
Reagimi që personazhet bëjnë është në bazë të interesave dhe lidhjeve personale”, deklaroi Ronaldo.