Aktori Visjan Ukcenaj, ka folur sot në “Shqipëria Live” për lojën e Jul Dedës brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të cilin njihet prej 12 vitesh.
Ai tha se Juli ka një strategji loje dhe di kur të veprojë, por tregoi se aktori akoma më shumë për të dhënë brenda asaj shtëpie.
“Juli më ka befasuar për mirë, po luan në mënyrë shumë elegante. Po luan zgjuar, po tregon ku duhen dhëmbët, ku duhet strategji,a ku duhen brekët se janë pjesë e jetës. Ndoshta akoma nuk ka treguar forcën e tij si lojtar sepse është shumë i zgjuar dhe ka shumë formim.
Gabimet janë relative, e gjykoj në tërësi dhe më duket shumë mirë. Mendoj se është protagonist. Juli nuk ka frikë të pyesë njerëzit përballë”-tha aktori.