Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të 4 adoleshentëve të Gramshit
, të cilët vranë me thikë bashkëmoshatarin Fatjon Bici.
Seanca u shty pasi nuk u plotësua trupi gjykues prej 3 gjyqtarësh.
Gjithashtu mbrojtja ka kërkuar refuzimin e gjykimit të shkurtuar dhe pritet që gjykata ta rishqyrtojë gjykimin e shkurtuar.
Në sallën e gjyqit sot ka pasur tensione mes familjarëve. Gjendja e rënduar e familjarëve të viktimës 15-vjeçare, i ka irrituar ata për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Ngjarja e 16 majit 2023
Të miturit me iniciale Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç, dyshohet se pas një konflikti goditën me thikë viktimën dhe kushëritin e tij, 15-vjeçarin Marko Liçi.