Moderatori si dhe ish-konkurenti i BBVA2 ka kujtuar të atin në ditën e përvjetorit të parë të ndarjes nga jeta.
Përmes një ‘InstaStory’ moderatori përcjellë të gjithë dhimbjen që ndjen dhe falenderon çdo person që e ka ngushëlluar.
“1 vit pa ty bab! Uroj të jesh i qetë atje sipër. Herë më duket si një dekadë e herë sikur të ishe larguar nga kjo botë pak ditë më parë, e herë sikur je ende mes nesh. Thonë se njeriu mësohet me dhimbjen, por kurrë me mallin. Ai veç se shtohet. Ju falenderoj të gjithëve të cilët më keni qëndruar pranë në të gjitha format në këto 12 muaj të vështira për mua dhe familjen time. Qofsh gjithmonë në kujtimet tona, shkruan Sharka”.